UFC-327/ Ulberg merr titullin në peshën “light heavyweight”, mund me KO ish-kampionin e botës që në raundin e parë

12 Prill 2026
9:44
Telesport
back button

Luftëtari neo-zelandez Carlos Ulberg është kampioni i ri i botës në poeshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg). Në eventin UFC-327 zhvilluar në Majemi, ai mundi me KO në raundin e parë cekun Jiri Prochazka.

Ky i fundit, ish-kampion bote në këtë Divizion 4 vite më parë, pësoi një të majtë të fortë në mesin e raundit të parë, duke rënë në tapet. Më pas, Ulberg lëshoi një furi grushtesh, që detyruan gjyqtarin ta ndalë sfidën.

Një triumf i merituar i neo-zelandezit, që korri suksesin e 14-të në karrierë (ka edhe 1 humbje). Ai nuk humbet në kafaz që prej vitit 2021. Ndërsa për Prochazka kjo ishte humbja e 6-të, teksa numëron edhe 32 fitore e 1 barazim.

Një sfidë që u mbyll shumë shpejt, me Ulberg që përfitoi nga goditja që i dha rivalit cek, që u corodit dhe u rrëzua në tapet, pa patur mundësi të reagojë. Më pas nisi festa për neo-zelandezin, që merr titullin vakant të këtij Divizioni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit