Conor McGregor do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi ndeshja e tij e kthimit kundër Max Holloway në UFC 329 përfundoi para kohe (zgjati vetëm 69 sekonda) për shkak të një dëmtimi në gju. Gjithsesi, irlandezi shpreson të luftojë përsëri në të ardhmen.
Ish-kampioni i botës në dy pesha pësoi dëmtimin në momentet e para të sfidës së tij me Holloway në Las Vegas 10 ditë më parë, kur ai u ul keq pasi tentoi një goditje me kërcim. McGregor u përpoq të vazhdonte ndeshjen për disa sekonda, por shikoi drejt gjyqtarit për të sinjalizuar se nuk mund të vazhdonte.
“Gjithçka shkon për të mirën time! Gjithçka është e mundur për mua sepse unë jam besimtar!” shkroi McGregor në Instagram. Më tej ai komentoi: “Kirurgji. Parapërgatitje. Kthim në praktikën e arteve marciale. Shko përsëri. Ndeshja e fundit e kontratës. Të lutem Zot!”
Trajneri i McGregor, John Kavanagh, tha se nxënësi i tij nuk kishte pasur një dëmtim të mëparshëm në gju: “Ajo goditje hapëse me kërcim u stërvit çdo ditë për muaj të tërë, disa herë në ngrohje. Nuk ishte kurrë problem. Gjuri u dëmtua kur ai hodhi goditjen e parë. Nuk ka më keq se kaq.”







