UFC: Dy pesha pa “pronar” për tërheqjes së Nunes, Ronda Rousey pranë rikthimit pas 7 vitesh

13 Korrik 2023
12:06
Telesport
back button

Pas tërheqjes së ikonës braziliane të arteve marciale mikse Amanda Nunes (23 fitore e 5 humbje), dy pesha në UFC janë ende pa kampione. Bëhet fjalë për peshën “bantamweight” (pesha deri 62kg) dhe atë “featherweight” (pesha 66kg).

Mediat amerikane raportojnë se në kafaz për të dueluar për njërën nga këto pesha, atë “bantamweight” mund të rikthehet ikona e arteve marciale mikse Ronda Rousey (12 fitore e 2 humbje). Ajo e ka mbajtur dikur këtë titull, ka qenë kampione e padiskutueshme deri në momentin që e humbi atë (nëntor 2015, ndaj Holly Holm).

Rousey u përpoq ta rimerrte atë titull një vit më vonë, por humbi pikërisht ndaj Nunes (dhjetor 2016) dhe që nga ajo kohë nuk është ngjitur më në kafaz. Ajo deklaroi tërheqjen e saj dhe më pas kaloi në WWE (World Wrestling Entertainment).

Gjithsesi, kontara e Rousey me WWE skadon së shpejti dhe burime pranë ikonës amerikane të MMA-së thonë se ajo mund të rikthehet në kafaz, pas 7 vitesh mungesë. Rousey, aktualisht 36 vjeçe, duhet të kalojë disa detyrime para se të rikthehet, por ky lajm ka gëzuar fansat e saj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit