UFC në kaos, kampioni i botës pozitiv, nxjerr vakant titullin

20 Mars 2019
14:00
Telesport
back button

TJ Dillashaw, kampioni i botës në peshën “bantamweight” (pesha 57-61kg) në artet marciale mikse, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, ka bërë me dije se ka dalë pozitiv gjatë një testi antidoping. Mësohet se testi është kryer në janar, në kohën që ai dueloi dhe u mund nga Henry Cejudo (dueli ishte i vlefshëm për titullin e peshës “flyweight, pesha 52-57kg).

Dua t’ju informoj se gjatë një testi antidoping që Usada (antidopingu amerikan) të kryer në janar, kam dalë pozitiv. Kam informuar edhe UFC-në, duke i thënë se do të heq dorë nga titulli kampion dhe mbrojtja e tij, për sa kohë do të merrem me zgjidhjen e këtij problemi. Me ekipin tim po punojmë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur”, u shpreh TJ Dillashaw.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit