UFC Stockholm / Smith nxjerr në pension Gustafsson, por vëmendja është te nokauti i frikshëm i Rakic

1 Qershor 2019
22:02
back button

Nuk ndodh shpesh që audienca evropiane të shohë një eveniment të UFC drejtpërdrejtë për shkak të orëve të vona që transmetohet kur ndeshjet zhvillohen në Amerikë. 

Megjithatë, mbrëmjen e së shtunës, tifozët e arteve marciale mikse kishin kënaqësinë të ndiqnin UFC Stockholm gjatë mbrëmjes dhe do të jenë kënaqur me disa sfida shumë të forta. 

Dy më të përfolurat normalisht që janë evenimenti kryesor mes suedezit Gustafsson ndaj Anthony Smith, si dhe evenimenti i dytë kryesor mes Jimmy Manuwa dhe të riut Aleksandar Rakic. 

Ishte pikërisht austriaku Rakic që ka lënë shenjë këtë mbrëmje ne nokautin e frikshëm ndaj veteranit Manuwa. 

Pas vetëm 42 sekondave të raundit të parë, Rakic ka kryer një kombinim fantastik duke e mbyllur me një shkeml të majtë në nofullën e Manuwa. Nokaut i pastër dhe që e vendos në një pozicion të favorshëm për ndeshjen e radhës, e cila me siguri do të jetë ndaj një luftëtari në Top 5 të peshës light heavyweight. 

Ndërkohë evenimenti kryesor ishte më i ekuilibruar, megjithëse Smith ka dominuar në shtëpinë e Gustafsson dhe në raundin e katër ka arritur ta mbyllë ndeshjen me submission. 

Smith ishte më aktiv në kafaz, por mbase dëmtimi i suedezit në raundin e parë pas një goditjeje të fortë në kocën e këmbës mund të ketë ndikuar te paraqitja e tij. 

Smith ishte i qetë dhe agresiv, dhe në raundin e katër mori submission-in e merituar. Pas ndeshjes, suedezi ka lajmëruar tërheqjen e tij nga sporti dhe në shenjë simbolike ka lënë dorezat në kafaz. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit