UFC-241: Rikthimi triumfues i Nate Diaz pas 3 vitesh, leksion Pettis

18 Gusht 2019
9:47
Telesport
back button

Koha kalon por Nate Diaz mbetet i njëjti. Djaloshi i keq nga Stockhton ka triumfuar me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Anthony Pettis në eventin UFC-241 zhvilluar sot në Kaliforni. Të tri gjyqtarët rezultatin në favor të Diaz: 30-27, 30-27 dhe 29-28.

Një duel mjaft i bukur, i dominuar dhe fituare me meritë nga Nate Diaz, që rikthehet në kafaz pas 3 vitesh, që nga humbja e revanshit me McGregor. Diaz tregoi një formë të mirë, duke e dominuar sfidën në të trija raundet dhe meritoi fitoren.

U riktheva pasi të gjithë ata që janë aktualisht në UFC ta shpifin. Tani është koha që unë të marr në dorë frenat e këtij sporti. Rivali i radhës? Jorge Masvidal”, u shpreh Nate Diaz pas përfundimit të ndeshjes. Kjo është fitorja nr.20 e Diaz në kafaz, ku numëron edhe 11 humbje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit