UFC-244 me të ftuar VIP, edhe Donald Trump në duelin e “gangsterëve”

30 Tetor 2019
8:32
Telesport
back button

Më datën 2 nëntor, në Nju Jork, do të zhvillohet eventi UFC-244, ku sfida kryesore do të jetë ajo mes Nate Diaz dhe Jorge Masvidal. Një përballje që do të nxjerrë edhe “gansterin” më të keq të UFC-së. Një duel që parashikohet shumë i fortë.

Sipas mediave amerikane (New York Times) i pranishëm në këtë event do të jetë edhe Presidenti i Amerikës, Donald Trump. Ai njihet si dashamirës i këtij sporti dhe mik i presidentit të UFC-së, Dana White.

Trump njihet si një nga personat e paktë që ka mbështetur këtë sport në hapat e tij të parë, duke lejuar kazinotë e tij që të zhvilloheshin këto duele. Presidenti i Amerikës mësohet se do të jetë në tribunën VIP, por ende nuk është zyrtare prania e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit