United, dështimi i Casemiro-s mund t’i kushtojë shtrenjtë klubit

7 Maj 2024
17:47
Denis Hakanaj
back button

Manchester United mund të duhet të paguajë një shumë marramendëse në rast se do të vendosë të prishë kontratën me Casemiro-n.

Djajtë e Kuq pësuan një humbje të turpshme 4-0 të hënën në mbrëmje kundër Crystal Palace, me mesfushorin brazilian që ka qenë një nga më të dobëtit në fushë.

Brazilian mban përgjegjësi për golin e parë dhe të katërt të Palace, të dy të shënuar nga Olise.

Pas ndeshjes, Jamie Carragher ka thënë për Sky Sports se United duhet të marrë në konsideratë prishjen e kontratës së Casemiro-s.

Natyrisht, një vendim i tillë, duke marrë parasysh kohëzgjatjen e kontratës së mesfushorit dhe rrogën e madhe që merr, do t’i kushtonte shumë klubit anglez.

Sipas Capology, Casemiro ka një rrogë bazë prej 350 mijë sterlinash në javë dhe tre vite në kontratë. Kjo do të thotë se prishja e kontratës së tij do t’i kushtonte klubit rreth 54.6 milionë £.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit