Upamecano reagon pas zhgënjimit në Kroaci: Mund ta përmbysim në ndeshjen e kthimit

21 Mars 2025
8:32
Telesport
back button

Kombëtarja e Francës u mund 2-0 nga Kroacia në çerekfinalen e parë të Nations League, një humbje që mund të kishte qenë edhe më e thellë nëse portieri Mike Maignan nuk do të kishte pritur më herët një penallti.

Një pjesë e parë e tmerrshme nga skuadra e Deschamps ishte vendimtare në këtë rezultat zhgënjyes. Mbrojtësi Dayot Upamecano, që u aktivizua në pjesën e dytë për kombëtaren e “gjelave”, ka besim përpara ndeshjes së kthimit.

E nisëm keq ndeshjen, humbëm shumë topa dhe nuk ishim të pranishëm në duele. Në pjesën e dytë pati një reagim të mire por nuk shënuam dot. Tani do të luajmë për kualifikim në Stade de France”, tha mbrojtësi i Bayern.

Ne duhet të qëndrojmë pozitivë dhe do të përpiqemi të kthejmë rezultatin në Francë. Ka mbetur edhe një ndeshje, do të japim gjithçka. Do të luajmë në stadiumin tonë dhe shpresoj se do të luajmë një tjetër më pas”, shtoi Upamecano.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit