Sfida mes Oleksandr Usyk dhe Joseph Parker, sic dhe kishte urdhëruar WBO, nuk do të zhvillohet. Të paktën për momentin, pasi neo-zelandezi, që mban titullin e përkohshëm të kategorisë WBO, do të duelojë ndaj britanikut Fabio Wardley (19 fitore e 1 barazim në marrierë).
Kjo përballje do të zhvillohet më 25 tetor, në “O2 Arena” të Londrës. Lajmi është zyrtarizuar nga palët, duke shtuar se Usyk nuk do të rikthehet në ring këtë vit, pas një dëmtimi të ukrainasit.
Kjo detyroi stafin e Parker (36 fitore e 3 humbje), ish-kampion bote në peshën e rëndë, të gjejë një alternativë tjetër. Wardley, kampioni i përkohshëm i kategorisë WBA, kaloi një moment të vështirë me Justis Huni herën e fundit, duke marrë një fitore me një nokaut në raundin e 10-të.
Ndërsa Parker, që ka boksuar me Anthony Joshua, Dillian Whyte, Deontay Wilder, Zhiley Zhang dhe Derek Chisora gjatë karrierës së tij të gjatë, duhej të sfidonte Daniel Dubois në shkurt. Ky i fundit u tërhoq dy ditë para sdidës dhe Parker fitoi ndaj Martin Bakole.
Për Parker sfida ndaj Usyk duket se është shtyrë për në vitin 2026, pasi ukrainasi kërkoi një zgjatje të negociatave për shkak të një dëmtimi







