Valdano fshikullon Messin: Argjentina, e kënaqur me të. Unë, vetëm pjesërisht…

13 Korrik 2019
12:42
Alfred Lleshi
back button

Jorge Valdano botoi sërish një shkrim të llojit opinion në gazetën “El Pais”, ku kishte për subjekt Argjentinën dhe Leo Messin. Ai shkruan: "Argjentina duket e kënaqur me këtë version të ri të Messit, unë vetëm pjesërisht. Ne jemi dëshmitarë të transformimit të një ikone si Messi, i cili në “Copa America” u soll si kurrë më parë, brenda dhe jashtë fushës. 

Kjo për shkak se luajti në nivel tokësori, çka duket kontradiktore, të paktën për kohën që kur mori statusin e gjeniut. Edhe jashtë fushe pamë një person tjetër, më i angazhuar se kurrë më parë. Dhe kjo është në rregull, por larg nga ai profili i ulët, që unë e kam admiruar gjithmonë. Provokimet e Medel i kushtuan përjashtimin me karton të kuq ndaj Kilit, pastaj bëri edhe deklarata të rënda, duke e akuzuar “Commebol" si të korruptuar. 

Gjithashtu, konstatoj vendime të papërshtatshme për një kapiten, sikurse ishte refuzimi për të marrë çmimin e vendit të tretë. Unë kam qenë gjithmonë i hipnotizuar nga lojtarët si Messi, por admiroj, gjithashtu, mundësinë që këtë famë botërore ta kesh nën kontroll, të mos biesh pre e provokimeve. Argjentina duket e kënaqur me këtë version të ri të Messit. Unë, vetëm pjesërisht".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit