Valentino Rossi: Ja çfarë i duhet Yamaha për të fituar titullin

29 Tetor 2019
12:27
Telesport
back button

Gara e fundit e botërorit të Moto GP, zhvilluar në Australi, ishte gara nr.400 në karrierë për pilotin italian Valentino Rossi. Ai e nisi mirë këtë garë, duke qëndruar në krye për pak kohë, por shpejt ai nisi të humbasë terren. Në fund, Rossi u klasifikua i teti.

Gara e fundit e tregoi qartë që nuk jemi aq të shpejtë sa mendojmë. Në xhirot e para duelojmë mirë me rivalët, por shpejt humbasim fuqi e terren. Ky është problemi kryesor, pasi gara nuk zgjat vetëm 5-6 xhiro, por më shumë”, tha Rossi.

Ndryshimet që testuam në Australi nuk janë aq pozitive sa prisnim. Ndaj, duhet ende shumë punë. Nuk po gjejmë dot ende atë çelës sekret që na hap dyert e fitores. Edhe kur jemi pranë saj ndodh diçka që na pengon”, deklaroi Valentino Rossi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit