Valentino Rossi merr çmimin e veçantë, shpallet “Legjendë e MotoGP”

17 Nëntor 2021
10:40
Telesport
back button

Në mbrëmjen “gala” të zhvilluar në përfundim të sezonit 2021 të MotoGP, piloti italian Valentino Rossi është vlerësuar me një çmim special nga Dorna, kompania që organizon garat e motoçiklizmit. Siç dihet, Rossi i tha lamtumirë karrierës pas 26 vitesh, duke fituar në total 9 tituj kampionë.

“Doktori” ka marrë nga presidenti Carmelo Ezpeleta çmimin “MotoGP Legend” (Legjendë e MotoGP). Zakonisht, ky çmim u jepet pilotëve disa vite pasi kanë përfunduar karrierën e tyre, por për Rossi ai vlerësim u dha menjëherë pas garës së tij të fundit.

Rossi u prit me duartrokitje në këtë ceremoni, pasi bëhet fjalë për një legjendë të vërtetë: 115 fitore dhe 235 podiume në 26 sezone. Deri më tani, këtë vlerësim e kanë marrë 31 pilotë. “Faleminderit për vlerësimin. Kjo do të jetë një ditë speciale, që do ta kujtoj gjatë. Ka qenë një karrierë e gjatë dhe për mua ishte një kënaqësi”, tha Rossi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit