Vasseur: Këtë sezon ka shumë rëndësi zhvillimi i makinës, në Kanada do të prezantojmë risi të tjera

18 Maj 2026
13:39
Telesport
back button

Beteja për zhvillimin e makinave është rikthyer në Formula 1. Pas një sezoni 2025, në të cilin shpenzimet e skuadrave për inovacion thuajse ishte inekzistence, aftësia për të përmirësuar makinën do të jetë thelbësore në këtë kampionat.

Si të gjitha ekipet, Ferrari e di se për të garuar në nivelet më të larta, nuk është aq shumë një fillim i mirë sesa zhvillimi i makinës shpejt dhe në mënyrë efektive. “Kampionati Botëror nuk do të vendoset në Melbourne“, pat deklaruar Frederic Vasseur, shefi i “kokëkuqes” më herët këtë sezon.

Këtë frazë ai e përsërit edhe tani, pasi inovacionet në Majemi rezultuan më pak efektive se ato të propozuara nga McLaren dhe Red Bull. “Duhet të fillojmë me mentalitetin se kemi vend për përmirësim kudo”, shtoi Vasseur.

Nuk e di si është për të tjerët, por do të prezantojmë risi të tjera që, nëse na ndihmuan të fitonim të qindtat e sekondës vitin e kaluar, do të na ndihmojnë të fitojmë të dhjetat e sekondës këtë vit“, komentoi francezi para garës së ardhshme në Kanada.

Më tej, Vasseur sqaroi: “Ajo që ka më shumë rëndësi do të jetë aftësia e ekipit për t’u zhvilluar, për të kuptuar se ku të tjerët po bëjnë një punë më të mirë dhe për këtë arsye ku të rriten.”

Vasseur po e shtyn ekipin të mendojë jashtë kornizave, duke prezantuar ide të reja pa frikën e gabimeve, por duke mos e humbur kurrë nga sytë qëllimin përfundimtar: “Është e qartë se ajo që ka rëndësi është koha e xhiros”.

“Kështu që, ne duhet të bëjmë inovacion jo vetëm për hir të saj. Qëllimi nuk është inovacioni, por fitorja: Jam i kënaqur me këtë ndryshim në qasje; shoh që inxhinierët kanë më shumë liri”, përfundoi Vasseur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit