Vazquez pas humbjes me Milan-in: “E ardhmja duket e ndritur për ne”

1 Gusht 2024
13:51
Denis Hakanaj
back button

Lucas Vazquez këmbëngul se ka gjëra pozitive që vijnë nga humbja e Real Madridit ndaj Milan.

Milani fitoi 1-0 në Çikago me golin e Samu Chukwueze.

Pas humbjes në miqësore, Vazquez tha:

“Qëndrimi i ekipit ishte i jashtëzakonshëm. Ne luajtëm 90 minuta solide, krijuam raste dhe bëmë një punë të mirë. Ne humbëm topin dhe Milani shënoi me një lëvizje të shpejtë.Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i kësaj skuadre në çdo ndeshje”.

Në lidhje me performancën e Arda Güler, Vazquez vazhdoi:

“Ai e përfundoi sezonin e kaluar në një nivel të jashtëzakonshëm dhe ka pasur një Euro 2024 të shkëlqyer. Ai ka potencial, një mentalitet brilant dhe është i etur për të mësuar, dhe kjo shihet në fushë. Jam i sigurt se do të shohim disa momente të veçanta nga Arda këtë sezon”.

Për yjet e tjerë të rinj te Real-it, Vazquez shtoi: “Mendoj se u dukën mirë. Ne pamë Endrick dhe djemtë e Castilla-s të bënin një punë fantastike. E ardhmja duket e ndritur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit