Verratti zbulon të paprekshmin e Italisë: Bën gjithçka të duket e lehtë

24 Qershor 2021
20:05
Denis Hakanaj
back button

Në një intervistë të gjatë për UEFA.com, Marco Verratti ka folur për shokun e repartit Jorginho, mes mesfushorëve më të mir ëtë Europianit.

“Jorginho bën gjithçka të duket shumë e lehtë, mendoj se është i domosdoshëm për këtë skuadër për mënyrën e lojës që ka. Nuk kemi shumë lojtarë më ato karakteristika”, ka thënë ylli i PSG.

“Është i paprekshëm sepse i jep drejtim lojës së skuadrës dhe i bën të gjithë të japin më të mirën, është e lehtë të luash me Jorginho dhe jam i lumtur që trajneri ka zgjedhur këtë stol loje sepse besoj se është stili që bën çdo lojtar të japë maksimumin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit