Në një përballje me gola dhe përmbysje të javës së 37-të në Premier League, Brighton arriti një fitore të madhe ndaj kampionit të shpallur Liverpool, me rezultat 3-2, në stadiumin “Amex”. Liverpooli kaloi shpejt në epërsi në minutën e 9-të me golin e Harvey Elliott, pas një asisti preciz nga Conor Bradley për 1-0.
Megjithatë, vendasit reaguan në minutën e 32-të me golin e Yasin Ayavit për 1-1, i asistuar nga Brajan Gruda. Në fund të pjesës së parë, të kuqtë rimorën epërsinë. Dominik Szoboszlai realizoi për 2-1 në kohën shtesë pas një aksioni të ndërtuar nga Elliott.
Pjesa e dytë i takoi më shumë Brightonit, që e shtoi presionin dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 69-të përmes Kaoru Mitoma. Shtatë minuta para fundit, Jack Hinshelwood realizoi golin e fitores për Brighton, duke përmbysur rezultatin në 3-2.
Pavarësisht humbjes, Liverpooli, tashmë i shpallur kampion, qëndron në krye me 83 pikë. Ndërkohë, Brighton ngjitet në vendin e tetë me 58 pikë, duke ruajtur gjallë shpresat për garat evropiane.
Rasti Salah – Sakaq, duhet theksuar nje rast i Salah me porten e boshatisur i shperdoruar nga sulmuesi egjiptian. Tani, nese Kylian Mbappé shënon kundër Real Sociedad dhe Salah nuk shënon hat-trick kundër Crystal Palace, Mbappé do të fitojë Këpucën e Artë te Europes.
Mohamed Salah është vetëm NJË kontribut për gol larg rekordit të përbashkët të të gjitha kohërave për gola dhe asiste në një sezon të vetëm të Premier League…Por ai sapo e humbi këtë shans dhe rezultati mbetet Brighton 1-2 Liverpool!







