Monza ka kaluar në avantazh ndaj Inter-it në “San Siro”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Serie A. Miqtë shënuan pas një kundërsulmi perfekt, ku Dany Motta asiston mjaft bukur me finte për Birindelli dhe ky i fundit dërgon topin në rrjetë.
Më parë, në minutën e 23-të, Lautaro Martinez shënoi, por goli i tij u anullua nga VAR, për shkak të prekjes së topit me dorë nga sulmuesi argjentinas.
Zikaltrit kanë në dispozicion kohën e nevojshme për të përmbysur shifrat ndaj Monza-s, nëse nuk duan që të humbin vendin e parë që mbajnë në Serie A.







