(VIDEO) Napoli në avantazh, Atletico përmbys Valladolid. Po fiton dhe Bournemouth

14 Prill 2025
21:49
Telesport
back button

Dita e hënë sjell tre ndeshje në 3 liga të rëndësishme si La Liga, Premier dhe Serie A ku po zhvillohen sfidat Bournemouth-Fulham, Atletico Madrid-Valladolid dhe Napoli-Empoli. Të tre këto sfida kanë mbyllur 45′ e para me avantazhin e ekipeve vendasë.

GOLI I ALVAREZ – VIDEO

GOLI I SIMEONE – VIDEO

Në Spanjë, Atletico e gjeti veten në disavantazh pas golit të miqve por ishte një penallti e Alvarez dhe goli i Giuliano Simeones që përmbysën situatën kursë në Angli, në Londër, Bournemouth shënoi që në minutën e parë me anë të Semenyo dhe mbahet me atë rezultat.

GOLI I SEMENYO – VIDEO

I njëjti rezultat edhe për Napolin që luan për të ndjekur titullin kampion dhe t’i përgjigjet fitores së Interit ndaj Cagliarit. Përballë Empolit, ndeshja deri tani po vendoset nga goli i Scott McTominay.

GOLI I MCTOMINAY – VIDEO

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit