(Video) Përmbys makinën në gjendje të dehur, arrestohet ylli i UFC, ish-kampion i përkohshëm i botës

8 Maj 2023
10:41
Telesport
back button

Ylli i UFC, Tony Ferguson, është arrestuar natën e mbrëmshme i dyshuar se ka drejtuar në gjendje të dehur makinën e tij, e cila u përmbys në rrugë dhe më pas u përplas me dy makina të tjera të parkuara. Ngjarja ndodhi pranë një klubi nate në Hollywood, ndërkohë që Ferguson refuzoi të bënte testin e alkoolit.

Pamjet e rrugës në Los Anxhelos tregojnë se automjeti i 39-vjeçarit u përmbys në anën e majtë rreth orës 2 të mëngjesit. “Ish-kampioni i përkohshëm i peshave të lehta në UFC nuk ka pësuar asnjë lëndim. Askush tjetër nuk u lëndua nga aksidenti me makinë”, konfirmoi për mediat policia, që shtoi se sportisti nuk ishte bashkëpunues me policinë.

Dyshohet se Ferguson ishte i dehur, pasi zyrtarët vunë re se vinte erë alkool dhe sytë i ishin gjakosur. Veterani i UFC është arrestuar në vendngjarje dhe mund të gjobitet deri në pezullim të licencës, për refuzimin e urdhrit për kryerjen e testit të alkoolit.

Reperi Cash Gotti, për TMZ tha se e gjeti Mercedesin e tij të shkatërruar pasi doli nga klubi. Makina e tij luksoze ishte një nga dy automjetet që dyshohet se u godit nga mjeti i Ferguson. Luftëtari amerikan (25 fitore e 8 humbje në kafaz), nuk duelon që nga shtatorit të vitit të kaluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit