Shqipëria ka fituar 3-0 ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare” në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho vinin pas humbjes 2-0 me Anglinë në ndeshjen e parë dhe sot nuk diskutohej fitorja.
Kuqezinjtë e gjetën shpejt golin që në minutat e para. Ishte Rei Manaj që dërgoi me kokë topin në rrjetë, pas krosimit të ardhur nga goditja e dënimit e ekzekutuar nga Kristjan Asllani. SHIKO GOLIN
Në minutën e 19-të, pas një topo të gjatë të marrë nga mbrojtja, Armando Broja bën gjithçka bukur dhe asiston në mënyrë përfekte për Rei Manaj, i cili dërgon topin në rrjetë për herë të dytë. SHIKOGOLIN
Në minutat në vijim, pavarësisht disa rasteve dhe tentativave të kuqezinjve,goli i tretë do të vinte në minutat e fundit me Myrto Uzunin. SHIKOGOLIN
Pas dy ndeshjeve të para, situata në grupin tonë është e tillë. 1- Anglia 6 pikë, 2- Shqipëria 3 pikë, 3- Letonia 3 pikë, 4- Serbia 0 pikë (asnjë ndeshje të luajtur), 5- Andorra 0 pikë.
Ndeshja e radhës për Shqipërinë do të jetë më 7 qershor ndaj Serbisë, e cila do të luhet në “Arenën Kombëtare”.







