VIDEO: Shqipëria gjen shpejt golin ndaj Andorrës, shënon Manaj

24 Mars 2025
21:00
Telesport
back button

Shqipëria po përballet me Andorrën në “Arenën Kombëtare” në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho kanë gjetur shpejt golin që në minutat e para.

Ishte Rei Manaj që dërgoi me kokë topin në rrjetë, pas krosimit të ardhur nga goditja e dënimit e ekzekutuar nga Kristjan Asllani. Ky gol i shpejtë do i ndihmojë kuqezinjtë të jenë më të lirshëm dhe të kërkojnë golin e radhës. SHIKO GOLIN

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Anglia po luan me Letoninë dhe rezultati aktual është 0-0.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit