Vinales përfekt, Marquez një përbindësh / Thyen rekordin historik

3 Nëntor 2019
10:11
Eraldo Harlicaj
back button

MotoGP ka një fenomen të ri dhe ai është Marc Marquez! Kampioni i botës nuk arriti të fitonte në pistën e Malajzisë, pasi u rendit i dyti dhe vendi i parë shkoi për Maverick Vinales, por sërish bëri një garë spektakolare.

Marquez u nis nga vendii 11-të, pasi u rrëzua në provat e lira dhe fitoi 9 pozicione gjatë garës duke u ngjitur në podium. Ai vendosi rekord për pikët e grumbulluara brenda një sezoni, pasi tani numëron 395 pikë. 

Vinales zhvilloi një garë përfekte dhe fitoi me meritë të plotë. Vendi i tretë në podium shkoi për Andrea Dovizioson, ndërsa “Doktori” Valentino Rossi zhvilloi një garë pozitive. Ai u rendit i katërti duke marrë një rezultat të mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit