Vinicius, përplasje verbale me tifozët kundërshtarë në Vallecas: Keni paguar për të më parë…

10 Nëntor 2025
7:45
Alfred Lleshi
back button

Përplasja mes Vinicius Jr. dhe Xabi Alonso duket se është mbyllur, por sulmuesi brazilian vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për sjelljen e tij me tifozët kundërshtarë. Në ndeshjen ndaj Rayo Vallecano, ku publiku vendas e priti me vërshëllima që nga minuta e parë, Vinicius reagoi sërish.

Pas disa shkëmbimeve verbale me tifozët pranë vijës anësore, ai u kundërpërgjigj duke i dërguar “në Kategorinë e Dytë”, gjë që ndezi më shumë tensionin në tribunë. Më pas, siç kapën kamerat e “Movistar”, lojtari i Real Madridit u tall me ta duke iu thënë: “Keni paguar për të më parë…”

Edhe pse ndeshja përfundoi 0-0, Vinicius ishte ndër të paktët që u dallua për lojën e mirë në pjesën e parë. Megjithatë, Xabi Alonso kërkon më shumë prej tij, duke theksuar se “çështja është mbyllur” pas polemikave të brazilianit në “El Clásico”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit