Vitinha zbulon arsyen e thjeshtë pse PSG nuk pati sukses me treshen Messi-Mbappe-Neymar

8 Mars 2026
20:25
Telesport
back button

Në një intervistë të fundit të dhënë për “Canal 11”, përveçëse shprehur dashurinë dhe besnikërinë ndaj PSG-së, Vitinha zbulon për herë të parë çfarë nuk shkoi tek ekipi parizien kur kishte në gjirin e tyre yje si Leo Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar.

“Ata janë jashtëtokësorë, ata i perceptojnë gjërat që ne nuk i perceptojmë. Na u desh të përpiqeshim të qëndronim në hap me ta. Por kjo nuk do të thotë se është më e mira për ekipin.

Është shumë e vështirë në futbollin e sotëm që një, dy ose tre lojtarë të mos vrapojnë, të mos ndihmojnë në mbrojtje.

Ky është ndryshimi me PSG-në aktuale. Sot shohim një Dembele dhe një Gonçalo Ramos, duke bërë presion në çdo skaj të zonës dhe janë të parët që bëjnë presion lart”, tha mesfushori portugez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit