Vjen trofeu i parë “turk” për talentin shqiptar Ernest Muçi!

23 Maj 2024
23:00
Telesport
back button

Një ndeshje e bujshme finale shpërblen Besiktasin, i cili mund 3-2 Trabzonsporin dhe fiton Kupën e Turqisë. Një gol jashtë zonës nga Al Musrati vendosi në minutën e 94-të, duke iu kundërpërgjigjur golit të barazimit të Pepes në minutën e 90-të, i cili i kishte ngrirë bardhezinjte dhe trajnerin e tyre, i cili u përjashtua nga arbitri në kohën e shtuar në pjesën e dytë.

Dhe të mendosh që bardhezinjtë nuk e nisën në mënyrën më të mirë, duke kaluar ne disavantazh në minutën e 13-të për shkak të golit të Onuachu, por arritën të shënojnë 1-1 me penallti në minutën e 3-të të kohës së shtuar në pjesën e parë me Ghezzal.

Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 54-të, Uçan kishte rikthyer në avantazh ekipin e Stambollit para minutave të fundit emocionuese. Ky eshte trofeu i pare ne Stamboll gjithashtu edhe per Ernest Mucin, ne fushe sonte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beşiktaş JK (@besiktas)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit