Vllaznia fatlume në Ballsh, mposht Bylisin falë një autogoli

18 Tetor 2025
17:18
Telesport
back button

Vllaznia sot arriti një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Bylisit me rezultatin 0-1.

Ekipi shkodran vuajti shumë në Ballsh, por në fund mori relativisht me fat tri pikë të çmuara.

Pjesa e parë u mbyll me rrjetat e paprekura, pavarësisht disa rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat. Ndeshja u zhbllokua vetëm në minutën e 83-të, kur një aksion i Vllaznisë përfundoi me një autogol nga mbrojtësi i Bylisit, Peralta.

Skuadra pritëse dha disa shenja reagimi dhe mendoi se kishte barazuar në minutat e fundit, kur Abdullai shënoi pas një aksioni të diskutueshëm. Megjithatë, arbitri anuloi golin për një faull të mëparshëm.

Kjo qe fitorja e tretë radhazi për ekipin e drejtuar nga Edi Martini. Vllaznia tashmë shkon në kupotën e 16 pikëve. Bylisi, ndërkohë, ka vetëm 6 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit