Xabi Alonso: Derbi ndaj Atletico Madridit është i veçantë, nuk mund të relaksohemi

27 Shtator 2025
10:47
Alfred Lleshi
back button

Xabi Alonso, trajneri i Real Madridit, e përshkroi derbin e së shtunës kundër Atletico Madridit si një ndeshje “speciale, me atmosferë dhe emocione unike”. Alonso theksoi se, edhe pse e kishte vizituar më parë “Metropolitano” me Leverkusen, “është shumë ndryshon kur shkon atje me Realin”. Përgatitja mbetet e njëjtë: “Qëndrojmë me të njëjtin qasje, hap pas hapi, pa vendosur objektiva afatgjata”.

Reali do të shkojë në derbi me 6 fitore nga 6 ndeshje në La Liga, por Alonso paralajmëroi: “Çdo ndeshje është e vështirë. Nuk duhet të relaksohemi, sepse çdo moment mund të kthehet në gabim. Duhet të punojmë fort dhe të jemi konstantë”. Për formacionin, Alonso nuk dha detaje: “Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, Mbappé, Mastantuono dhe Vinicius janë të gatshëm, edhe Camavinga e Bellingham”.

Ai vlerësoi edhe talentin e ri argjentinas Mastantuono: “Për moshën dhe kohën e shkurtër në një vend, kampionat dhe klub të ri, u përshtat shumë mirë. Ka cilësi, personalitet dhe konkurrencë. Ky gen konkurrues është thelbësore për skuadrën tonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit