Xabi Alonso: Ishte ndeshje e ekuilibruar, ky Juventus do të përmirësohet

23 Tetor 2025
7:46
Alfred Lleshi
back button

Real Madridi mundi 1-0 Juventusin në xhiron e tretë të Champions League. Në fakt ishte një ndeshje të ngushtë rezultative, por me plot raste. Golin e fitores e shënoi Bellingham në fillim të pjesës së dytë. Trajneri Xabi Alonso tha:

“Prisnim një ndeshje të vështirë, e dinim që do të ishte e ekuilibruar. I thashë ekipit të përqendrohej, do të vinte momenti ynë për gol. Nuk e mbyllëm ndeshjen, mund të ndodhte gjithçka. Për ne kjo është fitore e rëndësishme”.

Më tej, trajneri i Real Madridit shtoi: “Pati shumë raste për të dyja skuadrat, mbrojtjet luajtën mirë. Ishte një ndeshje shumë argëtuese. Prisja një Juventus të fortë, me shumë cilësi dhe që di të luftojë. Vlahovic është shumë i rrezikshëm, Yildiz di t’i bëjë mirë të dyja fazat. Ky Juventus do të përmirësohet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit