Xabi Alonso zhvilloi konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i Real Madridit, para një ndeshjeje të La Liga-s. Historia e tij në këtë kompeticion nga stoli fillon të martën, nga ora 21:00, me Osasuna si kundërshtar dhe “Bernabéu” si skenë. Xabi nis kështu rrugën drejt titullit të 37-të për “Los Blancos”.
Pas përgatitjeve parasezonale me ritëm të lartë, projekti i Xabi po nis me seriozitet. Pas 6 ndeshjeve të Botërorit të Klubeve, një eksperiencë frustruese nga humbja ndaj PSG-së në gjysmëfinale, ekipi i tij ka lënë përshtypje pozitive në shumë aspekte.
Trajneri i ri i Real Madridit e nis La Liga-n me katër blerje: Trent Alexander-Arnold, Dean Huijsen, Álvaro Carreras dhe Franco Mastantuono.
Për debutimin në La Liga, Xabi ka mungesa: Rüdiger (i pezulluar), si dhe të dëmtuarit Mendy, Camavinga, Bellingham, Endrick. Për debutimin: “Të gjithë e presim me emocion dhe dëshirë. Kanë qenë dy javë të shkurtra, por intensive. Duam ta fillojmë mbarë në ‘Bernabeu’. Ndeshja e parë është gjithmonë e rëndësishme”.
Rikthimi pas 11 vitesh: “Kujtimi është shumë i mirë. U ktheva këtu me Bayernin dhe ndjeva dashurinë e njerëzve. Tani roli im është tjetër, por jam i motivuar dhe mezi pres të rikthej lidhjen me tifozët. Jam i lumtur”.
Mastantuono: “Herën e parë që folëm, më habiti personaliteti i tij. Vetëm 17 vjeç, por ishte shumë i sigurt. Do të integrohet shpejt në ekip”.
Evolucioni i ekipit: “Po bëjmë hapa përpara. Ka ende shumë për të përmirësuar, por idetë bazë i vendosëm që në Botërorin e Klubeve, kemi punuar mbi to këto dy javë. Sinjalet janë pozitive”.

Merkatoja: “Bazohem te të gjithë lojtarët që kemi, dua që të jenë 100%. Kjo është e nevojshme”.
Trent dhe Carvajal: “Konkurrenca është shumë e mirë. Në çdo pozicion kemi nga dy lojtarë. Carva po afrohet me nivelin e tij. Kjo është e mirë për skuadrën, kemi shumë ndeshje”.
Real Madrid-Osasuna nuk u shty: “Kërkesa jonë ishte për shëndetin e lojtarëve. Nuk pati mundësi, kemi pasur vetëm dy javë përgatitje. Nuk ka justifikime, ekipi mund të konkurrojë, zemra dhe dëshira shpesh janë më të forta se këmbët”.
Lamine Yamal: “Është lojtar i rëndësishëm për Barcelonën dhe kombëtaren. Do të vijë koha të përballemi me të”.
Vinicius dhe Mbappé: “Të gjithë linjat duhet të jenë të vetëdijshme. Sulmuesit duhet të mos mbeten pas kur rikuperojmë topin, linja mbrojtëse duhet të shtyjë përpara kur sulmojmë. Duam të funksionojmë si ekip, kjo do t’i përmirësojë distancat në mbrojtje dhe sulm”.
Lideri i mbrojtjes: “Duhet të dalë natyrshëm, organikisht. Nuk imponohen, por krijoj mbi ato që transmetojnë të tjerët. Mund të ketë më shumë se një lider”.
Arbitrat: “Sezoni sapo filloi. Shpresoj të mos diskutojmë shumë për arbitrat”.
Rodrygo: “Ka shumë thashetheme në verë. E kam parë mirë, dua që të gjithë të jenë 100% për skuadrën”.
Mallorca–Barcelona: “Nuk është puna ime të komentoj ndeshjet e tjera, por dëgjova çfarë tha Jagoba Arrasate, e shpjegoi shumë mirë”.
Mastantuono: “Mund të ketë minuta në start. Sjell cilësi, energji, angazhim mbrojtës dhe këmbën e majtë të jashtëzakonshme për goditje dënimi e pasim final”.
Brahim: “E kam parë mirë. Lëviz shumë mirë në hapësira të ngushta. Nuk është surprizë”.
Elozhet e Mastantuono për Messi: “Është logjike që lojtarin e tij të preferuar të ketë Messin. Nuk është surprizë për mua, sepse është argjentinas”.







