Xabi Alonso te Real Madridi? Vjen (mos)përgjigjia: Nuk është momenti i duhur për këtë…

19 Prill 2025
8:28
Alfred Lleshi
back button

Kaosi në shtëpinë e Real Madridit shtohet edhe më shumë, me Carlo Ancelottin që duket gjithnjë e më larg nga “Los Blancos”. Emri kryesor në listën e pasuesve të italianit është ai i Xabi Alonsos, por trajneri aktual i Bayer Leverkusen dëshiron të mbetet i përqendruar te fundi i sezonit.

“Nuk e di. Nuk ka asgjë për të vendosur në këtë moment, – deklaroi ai në konferencë për shtyp. – Duhet vetëm të analizojmë se si do të përgatitemi për ndeshjen e rëndësishme ndaj St.Pauli. Nuk është momenti i duhur për të folur shumë për të ardhmen, sepse jemi në një fazë tepër të rëndësishme të sezonit dhe duam të mbetemi të përqendruar sa më gjatë”.

I pyetur drejtpërdrejt për Real Madridin, ish-mesfushori spanjoll nuk pranoi të përgjigjej: “Kjo nuk është një çështje e rëndësishme për momentin. Nuk dua të flas shumë për spekulime apo zëra rreth së ardhmes. Nuk e kam bërë kurrë këtë as me skuadrën apo lojtarët. E kuptoj futbollin, e di çfarë ndodh, por nuk dua të komentoj për këto tema”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit