Yamaha zbulon sekretet: Kujtuam se Rossi do të garonte në Formula 1, prandaj…

7 Tetor 2021
12:39
Telesport
back button

Lin Jarvis, drejtori sportiv i Yamaha, zbulon disa të fshehta në lidhje me situatën e krijuar te motori japonez në fundin e viteve 2000, kur në skuadër erdhi spanjolli Jorge Lorenzo. Asokohe, piloti i parë  në skuadër ishte Valentino Rossi, që nuk e mirëpriti ardhjen e Lorenzo, pasi e shihte si një kërcënim.

Dhe faktet e konfirmuan këtë gjë.

Ne zgjodhëm Lorenzo, pasi menduam se Valentino do të kalonte në Formula 1, pas testeve që pat kryer me Ferrarin. Formula 1 ishte pasioni i Rossi. Ndaj, kishim nevojë për një pasues të fortë dhe zgjodhëm Jorge”, rrëfehet Lin Jarvis.

Ai shton: “Rossi na kërcënoi, ose ai ose Lorenzo. Kjo ishte e papranueshme për ne dhe nga ky moment nisi divorci”, tha Jarvis. Kjo situatë solli largimin e pilotit italian nga Yamaha te Ducati, ku nuk shkëlqeu në MotoGP. Më pas, Rossi u rikthye te Yamaha, por tashmë kishte humbur shkëlqimin e dikurshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit