Yamal, futbollisti më i çmuar në botë. Dembélé jashtë “top-10”, Mbappé i dyti

3 Mars 2026
10:58
Alfred Lleshi
back button

Lamine Yamal dhe Kylian Mbappé dominojnë skenën botërore. Pavarësisht gati një dekade diferencë moshe dhe stileve të ndryshme, të dy janë protagonistë absolutë me klubet dhe kombëtaret e tyre, ndërsa vlera respektive në treg rritet ndjeshëm. Sipas renditjes së “Football Benchmark”, talenti i Barcelonës është futbollisti më i vlefshëm në botë, 286.8 milionë euro (rreth 338 milionë dollarë). Mosha? Vetëm 18 vjeç.

Paraqitjet aktuale ndikojnë në primatin e tij. Yamal mban fanellën me numrin 10 te Barcelona, është titullar i padiskutueshëm me Spanjën dhe u rendit i dyti për “Topin e Artë” 2025. Në vendin e dytë është Mbappé me 232.2 milionë euro (rreth 274 milionë dollarë). Mosha? 27 vjeç. Bashkimi me Real Madridin si lojtar i lirë e bëjnë pak të mundshëm një transferim të tij rekord së shpejti.

Podiumin e mbyll Erling Haaland i Manchester City me rreth 243 milionë dollarë. Pas tyre vijnë Jude Bellingham, Bukayo Saka, Florian Wirtz, Pedri, Michael Olise, Vinícius Júnior dhe Jamal Musiala. Bie në sy mungesa e lojtarëve të Serie A dhe e përfaqësuesve të PSG, kampion në fuqi i Europës. As fituesi i “Topit të Artë”, Ousmane Dembélé, nuk figuron në “top-10”.

Renditja e 10 lojtarëve më të kushtueshëm, sipas vlerës së tregut:
1. Lamine Yamal – 286.8 M€
2. Kylian Mbappé – 232.2 M€
3. Erling Haaland – 231.0 M€
4. Jude Bellingham – 199.0 M€
5. Bukayo Saka – 156.5 M€
6. Florian Wirtz – 154.5 M€
7. Pedri – 154.5 M€
8. Michael Olise – 149.0 M€
9. Vinícius Júnior – 149.0 M€
10. Jamal Musiala – 137.0 M€

Lajme të tjera

Lajmet e fundit