Javier Zanetti, legjenda dhe zv.presidenti i Interit, foli për sezonin e ri në një intervistë për “La Provincia di Como”, duke u ndalur te disa tema kryesore: “Me Simone Inzaghin kemi kaluar katër vite si protagonistë, gjithmonë konkurrues. Kemi fituar dhe kemi qenë shumë afër objektivave të mëdhenj. Tani është Chivu, që e njeh shumë mirë ambientin, është pjesë e familjes sonë, ka shumë dëshirë dhe duhet mbështetur brenda e jashtë fushe. Me shumë përulësi mund të bëjmë një punë të madhe”.
Për Lautaro Martínez: “Ai tregon ndjenjë të madhe përkatësie, është i lumtur tek Interi, po nis sezonin e tij të shtatë këtu. Është kapiteni ynë dhe besoj se është tashmë një simbol i Interit”.
Për Nico Paz: “Është e drejtë që të vazhdojë rrugën e rritjes te Como, ku bëri shumë mirë sezonin e parë në Itali. Ka një të ardhme të shkëlqyer përpara”.
Për Cesc Fabregas: “Është një nga trajnerët e rinj që po evidentohen, ka shumë aftësi dhe inteligjencë. I tillë ishte edhe si futbollist”.
Interi do ta nisë kampionatin të hënën në “San Siro” kundër Torinos (ora 20:45). Chivu do të duhet të bëjë pa Hakan Calhanoglu dhe Francesco Pio Esposito, të pezulluar.







