Zbulohen 4 emrat “big” që po ndjek Real Madrid, njëri prej tyre do transferohet me patjetër në verë

29 Shtator 2025
16:16
Telesport
back button

Tashmë nuk është më sekret që Real Madrid po punon për të përforcuar mesfushën për sezonin e ardhshëm. Dekadën e fundit, mesfusha ka qenë pika më e fortë e Real Madridit, me emra si Toni Kroos, Luka Modric apo edhe Casemiro.

Largimi i këtyre legjendave ka lënë një boshllëk të madh që natyrisht do kohën e duhur për ta mbushur. “TBR Football” raporton se Real Madrid po ndjek 4 emra “big” për mesfushën e sezonit të ardhshëm, duke nisur nga dyshja e Chelsea-s, Enzo Fernandez dhe Moises Caciedo. Secili prej tyre kushton të paktën mbi 120 milionë euro.

Një tjetër emër që po ndjek me shumë interes klubi madrilen është edhe 21-vjeçari i Crystal Palace, Adam Wharton, i cili shihet si një lojtar me të ardhme të madhe. Duke parë interesimin e shumë klubeve të mëdha, Crystal Palace kërkon të paktën 60 milionë euro. Emri i fundit, por jo më pak i rëndësishëm, është ai i Joao Neves, mesfushorit portugez të PSG-së.

E vetmja mënyrë që parizienët të heqin dorë prej tij do ishte vetëm për një ofertë të “çmendur”, ndryshe duket i vështirë largimi i 21-vjeçarit nga Parisi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit