Zbulohen prapaskenat, Musiala refuzoi oferta stratosferike për të qëndruar te Bayern Munich

26 Shkurt 2025
11:56
Alfred Lleshi
back button

Jamal Musiala ka vendosur të qëndrojë te Bayern Munich, duke refuzuar oferta shumë të favorshme nga disa klube të mëdha, përpara se të firmoste kontratën e tij të re afatgjatë me bavarezët.

Në fillim të këtij muaji, Bayern Munich njoftoi zyrtarisht se Musiala ka rinovuar kontratën në vitin 2030, duke konsoliduar të ardhmen e tij me klubin. Negociatat mes palëve kishin kohë që vazhdonin, por sipas drejtorit sportiv Max Eberl, marrëveshja ishte arritur praktikisht që pas Krishtlindjeve.

Sipas portalit “Fussball.news”, talenti gjerman ishte shumë i kërkuar dhe kishte marrë oferta tepër të rëndësishme nga pikëpamja ekonomike prej disa klubeve të nivelit të lartë. Megjithatë, 21-vjeçari vendosi të mos i merrte në konsideratë, duke preferuar të fokusohej vetëm te bisedimet me Bayernin për të parë nëse mund të arrihej një marrëveshje.

Në fund, marrëveshja u arrit me kënaqësi të ndërsjellë. Musiala zgjodhi të lidhej me bavarezët për një periudhë të gjatë, duke treguar dëshirën e tij për t’u bërë një figurë kyçe në projektin e klubit bavarez.

Një sinjal i fortë, që konfirmon Bayernin si një nga klubet më të dëshiruara për talentet e rinj, por edhe vendosmërinë e lojtarit për t’u afirmuar si protagonist absolut në Bundesligë dhe në Europë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit