Në një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel, gazetari i njohur nga Kosova, Arlind Sadiku ka zbuluar se do të jenë të pranishëm vetëm 10 mijë shqiptarë sonte në “Fadil Vokrri” dhe vetëm 1 mijë tifozë turq. Sadiku po ashtu ka zbuluar se ka pasur edhe raste siç ka qenë ai i një biznesmeni që e ka blerë biletën për sonte plot 7000 euro.
“Kur Federata nxorri biletat në shitje, biletat për Kategorinë VIP kushtonin 100 euro, ndërsa tani ka shkuar bileta në 1000 euro. Ajo që mund të konfirmoj është se një biznesmen e ka blerë plot 7000 euro biletën për sonte. Vetëm 10 mijë tifozë shqiptarë do jenë në stadium edhe 1 mijë turq”, tha Sadiku.
Pavarësisht për shkak të kapacitetit nuk do të jenë dot më shumë se 10 mijë shqiptarë, mbëshetja që ka marrë Kosova për sot ka qenë e jashtëzakonshme, ku në rrugët dhe sheshet e Prishtinës janë mbledhur shqiptarë nga të gjitha trojet dhe madje nga vendet dhe kontinentet më të largta.







