Inter e ka nisur mjaft mirë pjesën e dytë ndaj Atalantës në Bergamo, ku zikaltrit kanë arritur të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 53-të falë Carlos Agusto. SHIKOGOLIN
Braziliani i harruar nga mbrojtësit e Atalantës, dërgoi me kokë topin në rrjetë pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit nga Hakan Calhanoglu.
Atalanta ka ende minuta në lojë për të barazuar shifrat, ndërsa zikaltrit do të kërkojnë të mbrojnë rezultatin për të dalë me 3 pikë dhe për të rritur diferencën ndaj Napol-it, që barazoi pa gola në Venezia.







