Zhvillohet kampionati i mundjes, triumf i dyfishtë i Tiranës, ja kampionët

5 Dhjetor 2022
10:39
Telesport
back button

Në sallën sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, u zhvillua Kampionatyi Kombëtar i Mundjes për të rritur. Pjesëmarrës rreth 100 mundës nga e gjithë Shqipëria, që përfaqësuan ekipet e Tiranës, Teutës, Besëlidhjes, Jonas Fitnes Sport, Studentit, Korabit, Flamurtarit etj.

Fitues në të dyja kategoritë, atë të stilit të lirë dhe atë greko-romak, fitues doli skuadra e Tiranës, që dominoi me mundësit e saj. Kevin Kupi në stilin greko-romak dhe Elmaz Kryeziu në stilin e lirë u shpallën si mundësit më të mirë. Ky aktivitet u organizua nga Federata e Mundjes.

Sipas FSHM-së, aktiviteti ishte me rivalitet, duke dhuruar mjaft sfida emocionuese, duke e bërë tërheqëse garën për titullin kampion. Të gjithë mundësit zhvilluan një paraqitje të mirë, por Tirana ishte ndjeshëm më superiore më sportistët e saj. Mirë u paraqitën edhe Besëlidhja e Teuta.

Kampionët, stili greko-romak

55kg, Ergi Uku (Tirana)

60kg, Bajram Sina (Tirana)

63kg, Jurgen Uku (Tirana)

67kg, Gjete Prenga (Besëlidhja)

72kg, Klodian Shehu (Tirana)

77kg, Kevin Kupi (Tirana)

82kg, Boris Frrokaj (Tirana)

87kg, Julian Shehu (Tirana)

97kg, Eduart Pica (Besëlidhja)

130kg, Ering Pernokaj (Besëlidhja)

Renditja ekipore: Tirana 210 pikë, Besëlidhja 190 pikë, Flamurtari 90 pikë

Mundësi më i mirë: Kevin Kupi

Kampionët-Stili i lirë

57kg, Oltian Bardhi (Tirana)

61kg, Endrio Avdyli (Teuta)

65kg, Zelimkhan Abakarov (Tirana)

70kg, Fabio Kocileri (Tirana)

74kg, Elmaz Kryeziu (Tirana)

79kg, Islam Dudaev (Tirana)

86kg, Orgest Lila (Tirana)

92kg, Marjus Malko (Teuta)

97kg, Emiliano Onuzi (Tirana)

125kg, Paris Kerepi (Tirana)

Renditja ekipore: Tirana 220 pikë, Teuta 90 pikë, Vllaznia 55 pikë

Mundësi më i mirë: Elmaz Kryeziu

Lajme të tjera

Lajmet e fundit