Bayern Munich po ndërton për të ardhmen duke nënshkruar me portierin Jonas Urbig nga Këln. Klubi bavarez konfirmoi transferimin e portierit 21-vjeçar ditën e martë.
Urbig konsiderohet si një nga portierët e rinj më të mirë gjermanë, teksa luan edhe me kombëtaren e të rinjve. Lëvizja e tij te Bayern sugjeron që klubi beson se një ditë ai mund të zëvendësojë Manuel Neuer.
Neuer, i cili mbush 39 vjeç në mars, është ende “numri 1”, por ai po shkon drejt fundit të karrierës së tij. Ardhja e talentit të ri gjerman konfirmon fillimin e një epoke të re në portë për Bayern Munich.







