ZYRTARE: Federata del me vendimin përfundimtar, e pëson edhe Gjermania e Low

17 Mars 2020
18:17
Eraldo Harlicaj
back button

Euro2020 u shty për shkak të koronavirusit, ndërsa Federata gjermane ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me ndeshjet miqësore të programuara për muajin mars dhe prill. 

Katër herë kampionët e botës kanë anuluar ndeshjet miqësore, të luksit, me Spanjën në Madrid më 26 mars dhe me Italinë në Nuremburg më 31 mars. Një vendim i vështirë, por i arsyeshëm. 

Meshkujt nuk ishin të vetmit që anuluan ndeshjet e tyre, pasi dhe kombëtarja e femrave anuloi miqësoret me Malin e Zi më 14 prill dhe Irlanden më 11 prill. 

Miqësoret janë anuluar dhe për ekipin U-21. Ata nuk do të luajnë miqësoret e tyre të marsit kundër Austrisë dhe Uellsit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit