Zyrtarizohet revanshi, Nunes mbron titullin në eventin UFC-245

20 Gusht 2019
11:34
Telesport
back button

UFC, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Twitter”, ka konfirmuar se kampionia e botës në peshën “bantamweight” (pesha 57-61kg), Amanda Nunes do të mbrojë kurorën ndaj holandezes Germaine De Randamie.

Dueli do të zhvillohet në eventin UFC-245, që do të organizohet më 14 dhjetor në Las Vegas. Kjo përballje do të jetë sfida kryesore e këitj eventi.

Nunes dhe De Randamie kanë dueluar edhe një herë më parë, në vitin 2013 dhe asokohe sportistja braziliane fitonte me “KO teknik” në raundin e parë. Ndaj, për De Randamie një shans për t’u hakmarrë për atë humbje të 6 viteve më parë.

Nunes, 18 fitore e 4 humbje në UFC, mban edhe titullin e peshës “featherweight” (pesha 61-66kg), të cilin nuk e mbron që nga dhjetori i vitit të kaluar. Kampionia braziliane është favorite edhe në këtë sfidë, teksa nuk humbet prej 9 duelesh (që prej vitit 2014).

Ndërsa sportistja belge, ëq pas humbjes me Nunes në vitin 2013, nuk ka pësuar më më asnjë disfatë (9 fitore e 3 humbje në karrierë). De randamie i ka fituar 5 duelet e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit