Paqe në “Olimpico”, Roma dhe Juventus “kënaqen” me një pikë (video)

6 Prill 2025
22:40
Telesport
back button

Roma-Juventus, kryendeshja e javës së 31-të në Serie A, mbyllet në barazim 1-1. Një pikë që nuk kënaq asnjë nga të dy ekipet, duke qenë se vetëm fitorja do iu bënte punë në garën e fortë për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Bardhezinjtë e drejtuar nga Igor Tudor e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë golit shumë të bukur të kapitenit të tyre, Mnuel Locatelli.  Me një goditje të bukur nga jashtë zonës, mesfushori i Juventusit dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Roma e nisi mjaft mirë pjesën e dytë ndaj Juventusit, verdhekuqtë gjetën golin e barazimit me Eldor Shomurodov, sulmuesi uzbekistanas i futur në fillim të pjesës së dytë, gjeti direkt golin. Ai shënoi pas topit të ardhur nga goditja e këndit, duke barazuar shifrat. SHIKOGOLin

Rezultati 1-1 mbeti i pandryshuar deri në fund. Pas këtij barazimi, Juventus renditet në vendin e pestë me 56 pikë, ndërsa Roma në vendin e shtatë me 53 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit