“9 pikë dhe do të jemi kampionë, nëse bëjmë 7 ose më pak pikë, atëherë do të triumfojë Arsenal”

7 Maj 2024
12:21
Telesport
back button

Trajneri Pep Guardiola përsërit konceptin e shprehur në konferencën për shtyp të para disa ditëve se çfarë i duhet skuadrës së Manchester City për t’u kurorëzuar kampion i Anglisë. “E thjeshtë, ne duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura”, tha Guardiola.

Kur gjë ai e tha edhe para disa ditësh, kur kishin mbetur katër ndeshje për t’u luajtur në Premier League. Tani, pas suksesit kundër Wolverhampton, kanë mbetur edhe tre të tilla, ndërsa kryesuesit e Arsenal kanë vetëm dy ndeshjet për të luajtur.

Duke folur për “Sky Sports UK”, trajneri spanjoll shtoi: “Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të fituar titullin. Duhet të korrim 9 pikët e mbetura, përndryshe do të jetë e vështirë sepse Arsenali është shumë i fortë, ata janë”.

Arsenal është shumë i qëndrueshëm dhe kryeson renditjen, por me një ndeshje më pak për të luajtur. Nëse ne do të realizojmë 7 ose më pak pikë, atëherë Arsenal do të fitojë Premier League këtë vit”, tha Pep Guardiola.

Në këtë moment, asnjë pikë nuk mund të humbet. Unë kam besim te lojtarët e mi dhe kjo është një gjë e madhe dhe një armë e madhe”, tha trajneri spanjoll, që ka edhe një finale për të luajtur, atë ndaj Manchester United në FA Cup.

Ne mund t’i humbim këto katër ndeshje, por kjo nuk do të thotë se nuk u besoj lojtarëve të mi. Është e pamundur, sepse nuk do të ndryshojë fare opinion im për ta. Po bëjmë një gjë që nuk e ka bërë asnjë tjetër më parë në Angli”, tha Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit