90 milionë euro plus dy lojtarë, Chelsea ka gati ofertën e çmendur për yllin e Serisë A

5 Maj 2024
11:29
Denis Hakanaj
back button

Chelsea raportohet se ka nisur kontaktet e para me Napolin në lidhje me nënshkrimin e Victor Osimhen, i cili mund të shohë Romelu Lukaku të transferohet te klubi italian në këmbim.

Siç raportohet nga eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, gjigantët e Londrës perëndimore janë gati të ofrojnë rreth 80 deri në 90 milionë euro për nënshkrimin e ndërkombëtarit nigerian si dhe dy lojtarë në këmbim.

Lukaku është një nga lojtarët që Chelsea është gati t’i ofrojë Napolit për Osimhen, ndërsa një tjetër është një lojtar i ri emri i të cilit nuk është përmendur.

Giovanni Manna, i cili do të marrë drejtimin e Napolit si drejtor i tyre i ardhshëm sportiv, donte Lukakun tek Juventusi dhe thuhet se dëshiron ta marrë belgun në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Victor Osimhen, ndërkohë, ka qenë një nga lojtarët më të lakmuar në planet kohët e fundit me Chelsea që e ndjek pre shumë kohësh.

Paris Saint-Germain  gjithashtu është vënë në lëvizje për 25-vjeçarin, pasi duan të gjejnë zëvendësuesin e duhur të Kylian Mbappe.

Megjithatë, sipas Di Marzio, Chelsea ka nisur kontaktet e para me Napolin për sulmuesin e tyre. Osimhen është konfirmuar si një nga finalizuesit më të mirë në botën e futbollit.

Deri më tani ka kontribuar me 75 gola dhe 18 asiste në 130 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet për Napolin që pas transferimit rekord për klubin prej 70 milionë eurosh nga Lille në vitin 2020.

25-vjeçari ka shënuar 16 gola këtë sezon në 29 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa ka dhënë katër asiste.

Lukaku, nga ana tjetër, ka qenë një dështim në Stamford Bridge gjatë qëndrimit të tij të dytë në klub. Belgu u rimor nga Blutë në vitin 2021 për një shifër rekord për klubin prej 97.5 milionë sterlinash.

Lukaku shënoi vetëm 15 gola dhe dha një asist në 44 ndeshje gjatë sezonit 2021-22. Ish-sulmuesi i Manchester United që atëherë është huazuar tek Interi dhe Roma, ku është paraqitur mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit