Mourinho i dërgon Perez-it listën me 6 lojtarë që nuk i dëshiron më te Real Madrid. Dy prej tyre janë emra me “peshë”

4 Qershor 2026
16:34
Telesport
back button

Jose Mourinho pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme si trajneri i ri Real Madridit, gjithmonë nëse Florentino Perez do të rizgjdhet si president i “Los Blancos”, nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Mediet spanjolle zbulojnë se Jose Mourinho i ka kërkuar Perezit largimin e 6 lojtarëve nga ekipi aktual, të cilët nuk bëjnë pjesë në projektin e tij. Lista fillon me dy emra me “peshë” si Eduardo Camavinga dhe Rodrygo Goes, për të vazhduar me Franco Mastantuono, Fran Garcia, Raul Asencio dhe Dani Ceballos.

Për Camavinga-n, ka interes të madh në Premier League, nga klube si Chelsea dhe Man. United. Real Madrid pret të fitojë 60-70 milionë euro nga alrgimi i tij. Situata me Rodrygon është më e ndërlikuar, duke ditur se braziliani është i dëmtuar dhe do të rikthehet në fushë në fund të këtij viti kalendarik. Ndaj, largimi i tij në verë është i pamundur.

Mastantuono pritet të huazohet diku tjetër, për të fituar më shumë përvojë. Dani Ceballos është shumë pranë zyrtarizimit tek Ajax. Franc Garcia dhe Raul Asencio do të shiten po ashtu këtë verë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit