Skuadra e New York Knicks fitoi sot 105-104 ndaj San Antonio Spurs në ndeshjen e dytë finale play off në NBA, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve. Kjo është fitorja e 13-të radhazi për nju-jorkezët, në formë të shkëlqyer.
San Antonio nuk arriti t’i shfrytëzojë dy takimet në fushën e tij, duke i humbur të dyja, ndërkohë që New York sheh t’i afrohet një titulli që mungon prej 53 vitesh. Edhe një herë protagonist për miqtë ishte Jalen Brunson.
Në fakt, tri lojtarë të Knicks bënë diferencën në fushë: Towns 21 pikë e 13 rebound, Brunson e Bridges nga 20 pikë secili. Për Spurs, francezi Wenbanyama realizoi 29 pikë dhe Fox 20 pikë, por që mbetën për statistikë.
Miqtë patën vazhdimisht një epërsi të lehtë, duke u shkëputur deri në 14 pikë, por në periodën e katërt vendasit arrijnë të rikuperojnë e barazojë në shifrat. Gjithsesi, përmbysja nuk ndodh dhe në fund Spurs humbin edhe shansin për të fituar.
Finale 1, San Antonio – New York, 95-105
Finale 2, San Antonio – New York, 104-105 (0-2)
Finale 3, New York – San Antonio, 8 qershor
Finale 4, New York – San Antonio, 10 qershor







