Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, bëri një shaka që shkaktoi polemika gjatë një interviste për “CazéTV”, duke ironizuar mungesën e Italisë në tre Botërorët e fundit: “Fillimisht duhet të shohim si do të funksionojë ky Botëror me 48 kombëtare. Kemi diskutuar edhe për një Botëror me 64 skuadra. Ndoshta Italia do të kualifikohej me 64 finalistë. Kush e di, ndoshta edhe me 228…”
Deklarata u prit keq nga tifozët italianë, pas zhgënjimeve të viteve të fundit: eliminimi ndaj Suedisë për Botërorin 2018, humbja ndaj Maqedonisë së Veriut që i kushtoi “Katar 2022” dhe dështimi më i fundit kundër Bosnjës në mars 2026.
Më pas Infantino zbuti tonet me një postim në Instagram. Duke kujtuar takimin me Gianni Riverën në ndeshjen hapëse të Botërorit 2026, ai shkroi: “Turneu i vitit 1970 ishte i jashtëzakonshëm, ashtu si do të jetë edhe ky i vitit 2026, edhe pse pa Italinë, 4 herë kampione bote. Gjithsesi, axurrët do të rikthehen shpejt dhe pres me padurim t’i shoh sërish protagonistë në kualifikimet për Botërorin 2030”.
FIGC i përgjigjet Infantinos: Deklaratë e papërshtatshme, futbolli udhëhiqet nga respekti







