Sportistët mësyjnë Fshatin Olimpik: S’ka mish e vezë, organizatorët gabojnë në sasinë e ushqimeve

25 Korrik 2024
12:42
Telesport
back button

Pa mish dhe pa vezë. Mensa e Fshatit Olimpik u “pushtua” nga sportistët që nga mbërritja e tyre dhe organizatorëve iu desh të raciononin vaktet, duke ngritur disa dyshime te kampionët aspirues. Një problem furnizimi që i detyroi organizatorët të rrisnim furnizimet ushqimore për të kënaqur të gjithë.

Mensa olimpike, e hapur në zemër të Fshatit Olimpik, i pozicionuar në veri të Parisit, në tre komuna, është gjithashtu restoranti më i madh në botë me 3200 vende, dhe i cili qëndron i hapur vazhdimisht gjatë gjithë periudhës së Lojërave, duke garantuar 40 mijë vakte në ditë.

Të gjitha sipas një menuje të ndarë në më shumë se pesëqind receta, gjysma e të cilave janë vegjetariane, për të kënaqur çdo shije dhe çdo nevojë, përmes rreth pesëdhjetë pjata të ngrohta të garantuara. Hapësira është e ndarë në gjashtë sektorë, dy të dedikuar për gastronominë franceze, dy për kuzhinën ndërkombëtare, një për kuzhinën aziatike dhe në fund kuzhinën afrikano-karaibe.

Organizatorët e caktuan punën mesatarisht 2 vakte e gjysmë në ditë për sportist dhe 600 tonë produkte ditore. Por, me sa duket, llogaritja ishte e gabuar. Në fakt, në këto ditë të para të aktivitetit, pati një sulm ndaj vezëve dhe mishit të pjekur në skarë, duke i detyruar shefat e kuzhinës t’i racionojnë ato.

Plani i emergjencës u aktivizua automatikisht, me rritjen e furnizimeve për të përshtatur ofertën me kërkesën e pangopur. Avantazhi është se 80% e ushqimit vjen nga furnizuesit brenda një rrezeje prej 250 kilometrash, në përputhje me parimet e ekonomisë së qëndrueshme të dëshiruar nga organizatorët, kështu që ishte e lehtë të korrigjohej shpejt shqetësimi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit