Dy miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut, Shqipëria U14-publikon listën

14 Qershor 2026
10:37
Telesport
back button

Miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut/ Kombëtarja U-14 nis sot grumbullimin në Korçë, trajneri Vitobello fton 21 lojtarë

Kombëtarja shqiptare U-14 nis sot grumbullimin në Korçë, në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-14, që do të luhen më 17 dhe 19 qershor.

Trajneri i Kombëtares U-14, Francesco Vitobello, ka ftuar 21 lojtarë. Vetëm 7 futbollistë vijnë nga akademitë e futbollit jashtë vendit si Milan, Tottenham, Inter, Frankfurt, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë janë pjesë e akademisë së FSHF-së “Elite Youth Development Academy”, të cilët aktivizohen në akademitë e futbollit vendas.

Lista e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Genis Mlloja, Jamarb Dudushi, Dijon Haxhosaj

Mbrojtës: Sejdi Duraj, Enis Repaj, Ergi Syziu, Artion Biba, Uvejs Kadriu, Alessio Paloka

Mesfushorë: Gabriel Haka, Roger Mecja, Deon Fehimi, Leon Ramaj, Brajan  Hykollari, Gerald Qirjazi

Sulmues: Rei  Muca, Patrik Shurdhaqi, Albin Sulejmani, Rouen Dani, Ined Radheshi

Ndeshja e parë Maqedoni U-14 – Shqipëri U-14 është programuar të luhet më 17 qershor, në orën 17:30, në stadiumin “Biljanini Izvori”, Ohër, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 19 qershor, në orën 11:00, në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, Korçë.

Këto miqësore janë pjesë e punës së vazhdueshme me ekipet kombëtare të moshave dhe do të shërbejnë për të evidentuar progresin e lojtarëve të rinj në aspektin teknik dhe sportiv.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit